Reshjet e borës nuk ndalen deri të premten

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se reshjet intensive të borës do të vazhdojnë deri të premten.

Sipas Tahirsylës, temperaturat në këtë javë do të jenë minimalja -10 gradë ndërsa maksimalja do te arrijë deri në -1 gradë celsius.

“Duke filluar nga sot, reshjet do te jenë më intensive deri të premten, ku do te ketë ngritje të temperaturave. Ndërsa temperatura minimale ketë javë do te jenë -10 gradë në vende kodrinore-malore ndërsa në ultësira, maksimalja do te arrijë deri në -1 grade celsius”, tha Tahirsylaj, për Kallxo.com.

Tahirsylaj parashikoi se sasia e borës në vend do të arrijë deri në 12 centimetra.

“Sasia e borës do të jetë 10 deri ne 12 centimetra varësisht nga pozita gjeografike e vendit, në vendet kodrinore- malore do të jetë më e lartë që mund të arrijë deri në 15 centimetra lartësi”, parashikon Tahirsylaj.

Të ngjashme