Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Pas reshjeve të borës, një qytetar ka dërguar disa pamje ku rruga Prishtinë – Pejë shihet të jetë në gjendje jo të mirë.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me u.d drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, Mal Lokaj, i cili tha se po vazhdon mirëmbajtja e rrugës.

“Kamionët janë në terren dhe gjithashtu po bëjnë shpërndarjen e kripës. Të gjitha mekanizmat janë në terren dhe nuk besoj se do të paraqiten probleme”, është shprehru Lokaj, njofton Klankosova.tv.

Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihen që në këtë aks rrugor si pasojë e kushteve atmosferike janë krijuar edhe kolona.

https://www.facebook.com/watch/?v=978796823036185&ref=external

Të ngjashme