Reshjet e shiut dëmtojnë rëndë një xhami në Gjilan

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shumta atmosferike që kanë ndodhur në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme në shumë komuna të vendit.

Pos dëmeve të shumta në prona private reshjet kanë shkaktuar dëme edhe në objekte të kultit.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se si pasojë e këtyre reshjeve është shembur muri ballor i Xhamisë së Vjetër në fshatin Livoç të Epërm të Gjilanit.

“Reshjet e djeshme të shiut, përveç përmbytjeve, shembën edhe një ballë të Xhamisë së Vjetër në fshatin Livoç të Epërm të Gjilanit”, ka njoftuar BIK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme