Respektimi i Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore siguron barazinë gjinore

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:14 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i USAID-it për të Drejtat pronësore ishte nikoqir i ngjarjes ku u shënuar përvjetori i parë u miratimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. Kjo strategji ishte miratuar më 18 janar të vitit 2017.

Strategjia kombëtare parasheh 62 akte ligjore dhe masa reformuese për zbatimin nga 8 institucione qeveritare ndërkaq 33 iniciativa ligjore janë lansuar në vitin e parë të strategjisë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i misionit të USAID-it, James Hope tha se është vetëm një vit i kësaj strategjie mirëpo që është bërë punë shumë e madhe.

“Unë e konsideroj këtë strategji si dokument që është arritje e madhe që e tregon përkushtimin e një numri të madh të njerëzve, ku gjithë punuam së bashku dhe erdhëm me një udhërrëfyes, i cili përshkruan të drejta pronore që janë moderne dhe sigurojnë barazinë në Kosovë”.

“Kompletimi i kësaj strategjie është pune e madhe dhe mund të them me krenari që kjo strategji është avancuar me punën e madhe që është akumuluar gjatë vitit të kaluar. Çdo ditë e me shumë gra po mësojnë jo vetëm cilat janë të drejtat e tyre, por edhe si t’i praktikojnë ato”,

Ai përmendi edhe punët të cilat duhet bërë e sidomos respektimin e të drejtave pronësorë për gratë.

“Ekziston edhe një imazh tjetër prej asaj qe çfarë duhet për tu bërë. Ekziston imazhi i shumë grave të cilat ende presin për t’i realizuar të drejtat e tyre. Lëndët në procese gjyqësorë zgjasin me vite dhe kjo duhet të ndryshoj. Le të punojmë së bashku që ta heqim një anshmërinë gjinore për të drejtat pronësore”, tha ai

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha ka angazhim të realizoj objektivat që dalin nga kjo strategji.

“Kemi dërguar në kuvend pakon e fushës ligjore që mbrojnë të drejtat pronësore të grave. Gjatë kësaj periudhe ministria ka përmbushur të gjitha detyrat që dalin nga kjo strategji. Sundimi i ligjit nuk mund ta arrihet nëse nuk forcohet ligji për të drejtat pronësore. Në muajt në vazhdim do të intensifikohet puna dhe do të shihen rezultatet”.

“Qasja e lirë në pronësi është garantuar me ligj, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë qasje në pronësi për shkak të ndarjes së pasurisë në forma tradicionale “, tha ai.

Të ngjashme