Resul Rexhepi: Ne e dimë më së miri, xhamia do të jetë madhështore

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 13:27 | Nga

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka thëne që kanë bërë përzgjedhjen me të mirë të projektit për ndërtimin e xhamisë në Dardani, përderisa ka bërë të ditur që kjo do të jetë xhamia më e madhe në tërë Ballkanin.

“Xhamia qendrore e kryeqytetit nuk ka të bëjë me asnjë parti politike, ajo është e besimtarëve. Kryeqytetit duhet një xhami qendrore, e cila do të jetë me e madhja në Ballkan” ka thënë Rexhepi.

Tutje Rexhepi ka bërë thirrje kuvendit për përkrahje lidhur me ndërtimin e kësaj xhamie.

“Kemi nevoje për përkrahjen tuaj. Të jeni të bindur që e kemi zgjedhur një xhami madhështore. Ne e dimë shumë më mirë se ju, se çka na duhet në këtë kohe 137” ka thëne Rexhepi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme