REUTERS: Kosova bllokoi hyrjen e “trenit provokativ” nga Serbia

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 09:08 | Nga

Agjencia e lajmeve, Reuters ka shkruar për ndalesën që i bënë institucionet e Kosovës trenit të Serbisë.

“Policia e Kosovës e ka bllokuar të shtunën hyrjen e trenit i cili po vinte nga Serbia i pikturuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte urdhëruar forcat e njësisë speciale të dalin në kufi për të ndaluar ardhjen e trenit i cili kishte qëllim vetëm provokimet dhe nuk kishte leje të kalonte nga autoritetet e Prishtinës”, shkruan Reuters.

Në artikull përmendet edhe liderii AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u arrestua nga autoritet franceze me urdhërarrest të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme