Reuters shkruan për targat prej letre në Kosovë

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 22:09 | Nga

Vozitësit kosovarë janë në telashe të mëdha me targat e veturave, pasi me një vendim administrativ, në mungesë të targave të vërteta po shpërndahen targa prej letre të cilat janë jo valide për udhëtime jashtë vendit.

Për këtë problem ka shkruar edhe agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters.

Tabelat prej letre, rreth 10.000 të lëshuara deri më tani, mundësojnë udhëtim vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri.

Këto problem me udhëtimin jashtë Kosovës, paraqesin një telashe më shumë dhe izolim të mëtejmë të kosovarëve e bizneseve të Kosovës.

“Sot kam pasur të udhëtoj për në Beograd për të aplikuar për një vizë indiane, por nuk mund të shkoj me veturën time”, thotë për Reuters, Tefik Maliqi, biznesmeni 60 vjeçar.

Qytetarët aktivë në Kosovë, shkruan Retuers, fajësojnë institucionet për dështimin që të sigurojnë pllakat metalike.

Po ashtu ofertuesit që kanë konkurruar për të fituar tenderin për targat ankohen se procesi ka qenë i errët dhe jo i rregullt.

“Paguaj 15 euro për targat prej letre dhe nuk mund të shkojë askund me to.”

“Dikush në qeveri duhet të japë dorëheqje për këtë”, thotë Samir Fejziu, 38 vjeçar, duke bërë me gisht drejt targave të çaraveshura të veturës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme