Revista “Perspectives”, përmes artit, shprehen ndjenjat

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi i Shërbimit Civil Paqësor (ForumZFD) ka lansuar revistën e 10-të Ballkan “Perspectives”, e cila është revistë mbi ballafaqimin me të kaluarën.

Ky numër eksploron ndikimin e artistëve kosovarë teksa kërkojnë të përdorin artin për t’i dhënë zë të mbijetuarave dhe për të reflektuar mbi një pjesë të historisë që kryesisht shpërfillet: “Dita e Shiritit të Bardhë” përkujton fëmijët e vrarë në Prijedor ndërmjet viteve 1992-95 përmes një tregimi të ilustruar, ndërsa Çarshia e Vjetër në Shkup përdoret si metaforë për diversitetin e vërtetë në jetën e kryeqytetit të Maqedonisë, raporton Ekonomia Online.

Profesori i Artit, Mehmet Behluli tha se arti është forma më e mirë ku secili mund të shpreh ndjenjat e tyre dhe mund të i kaloj barrierat.

“Natyra e artit e ka kapacitetin që fenomenet e ndryshme, e ndjenjat të i thotë hapur e më fuqishëm formën më unike, nëse besojmë në këto fakte atëherë arti është vegla më adekuate me shpërthyer barriera e tabu”, tha Behluli.

Behluli shtoi se shteti nuk po investon në artin në kosovarë, sipas tij arti është mënyra më e mirë e komunikimit dhe e socializimit në mes popujve.

“Jo mjaftueshëm me fonde, politika duhet të stimulohët të investoj në art sepse nëse nuk investohet në art nuk do shkojmë askund, arti ka kuptim vetëm nese bisedojmë me tjerët”, tha ai.

Ndërsa gazetari, Dardan Hoti tha se edhe pse gazetarët e kanë të drejtën e shprehjes së lirë, prapë se prapë, sipas tij, për shkak të politikave në vend nuk ka mundësi të deportoj shkrimi i një gazetari.

Sipas tij, politika e mediumit ka ndërhyrë dhe nuk ka qenë ashtu sic gazetari e ka menduar.

Artisti sipas Hotit, përmes artit e ka mundësinë të shpërthej më shumë dhe të shpreh mendimet e tij pa i dhënë mundësi askujt të ndërhyj.

“Çdo vjet në mes dy vendeve mbahet një festival “Mirdita Dobordan” dhe nuk pengohet edhe pse ka pas reagime të ndryshme, megjithatë nuk është penguar dhe është zhvilluar dhe unë si gazetar kam marr pjesë në atë festival, në një vizitë studimore që kemi pas në mediat në Beograd dhe ata në Kosovë kemi vërejt se sado që ne duam të shprehim të drejtën nuk kemi mundur për shkak të ndikimeve politike në mediume, prapë arti e kultura janë më depërtuese e më të fuqishme”, tha Hoti, raporton EO.

Leonid Palushaj tha se si artist ndjehet më i kufizuar se kolegët e tij, të tjerë në botë për shkak të një pasaporte.

Ai tha se asnjëri nuk duhet të ndjehet i kufizuar por të jetoj aty ku e ndjen vetën më lirë.

“Unë dua të lëviz të shkoj të lëvizi atje ku ndjehem mirë dhe kjo neve na u ndalohet për shkak të politikave kjo është politike se sa një pajtim mes popujve apo vendeve”, u shpreh Palushaj.

Palushaj tha se mosliberalizimi i vizave është pengesë e madhe edhe e vetë artistëve të cilët nuk mund të lëvizin lirë dhe të kenë mundësinë e ekspozimit të pikturave të tyre në vendet tjera.

“Do kemi një qasje tjetër edhe në Ballkan, përderisa nuk kemi qenë të lirë asnjëherë si popull nuk kemi mund me pas as stabilitet në këtë pjesë edhe Ballkani nuk do jetë kjo që është”, tha Palushaj.

Artistja, Mirjeta Qehaja tha se arti ka ndikim të madh tek njerëzit dhe ndjenjat artistike mund të i shfaqin përmes pikturave dhe të reflektojnë tek njerëzit.

“Unë kam pasur një ekspozitë personale në Prishtinë e titulluar “Barrierat” ka qenë konceptuale që pikturat e mia kanë qenë të ekspozuara në tavolina mbrapsht dhe njerëzit që kanë dashur të shohin pikturat është dashur të i kalojnë barrierat”, tha Qehaja.

“Arti mundet me ndikuar tek njerëzit dhe përmes artit ne mundemi me i jap opinionet tona dhe me reflektuar tek njerëzit në mënyrë pozitive”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme