Rexha: Policia e Kosovës e angazhuar në sigurinë dhe rendin e Republikës së Kosovës

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 12:31 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha, ka pritur në takim zyrtar Osman Havollin Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Naim Rexha fillimisht falënderoi Havollin për vizitën e tij dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

Rexha tregoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u çmua lart edhe bashkëpunimi i ndërsjellët ndërinstitucional, duke u veçuar nevoja e një angazhimi edhe më të lartë drejt angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme