Rexhep Ismajli ligjëron për dialektet e shqipes në Seminarin e Gjuhës

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 14:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, albanologu i shquar, akademik Rexhep Ismajli, ka mbajtur ligjëratë me titull “Ndarja dialektore e shqipes e parë nga aspekti ballkanologjik”, raporton Ekonomia Online.

Ismajli para seminaristëve e albanologëve vendorë e ndërkombëtarë ka treguar se si një kohë të gjatë u diskutua për dialektet e shqipes duke dhënë interpretime të ndryshe.

“Kemi dhe një diasporë tjetër e cila është përhapur më vone në Bullgari dhe pjesërisht në Turqi dhe sot diaspora tjetër në të gjithë botën. Vepra e parë serioze albanologjike kishte shtruar një diskutim lidhur me dialektet e gjuhës shqipe. Sipas Johan Gjinarit shqipja ka  dy dialekte dhe folësit  e këtyre dialekte nuk mund të merren vesh deri në fund. Në zonat veriore të toskërishtes kishe me shumë afrim me gegërishten. Eqrem Çabej mendonte se  ndarja e dy dialekteve nuk është krijuar përnjëherë por është krijuar gradualisht. Ivan Popovic dhe Selishevi mendojnë se kur erdhën në Ballkan ata nuk gjetën shqiptar, por vetëm romak”.

“Ata thoshin se shqiptarët janë të ardhur këtej rreth shek 12/13 . Shaban Demiraj dhe Bahri Beci kanë thënë se ndarja e dialekteve është krijuar para ardhjes së sllavëve dhe pas ardhjes së Romakëve. Tiparet dalluese të dy dialekteve janë se gegërishtja i dallon zanoret , ndërsa toskërishtja jo”.

Sipas tij, studimet qe kanë të bëjnë për gjuhën shqipe dhe thonë që prejardhje e shqipes lidhet me trakishten.

“Sa i përket të përbashkëta të rumanishtes dhe shqipe kemi 3 shtresa nga shqipja e lashtë dhe asaj gjuhës rumanishte. Në disa pika dialekti jugor i shqipes është më i afërt me dialektin veriperëndimor të rumanishtes. Risimet qe quan drejt ndryshimeve dialektore kanë nisur me strukturën e rrokjes”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme