Rexhep Selimi i akuzuar nga Specialja, niset drejt Hagës

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së, tash shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi sot do të udhëtojë në Hagë.

Selimi mbrëmë ka njoftuar se iu është konfirmuar aktakuza nga Tribunali Special, përmes një shkrimi në Facebook.

I pari i deputetëve të LVV-së ka thënë se ka marrë konfirmim mbrëmë se ka një aktakuzë të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara.

Ai tha se do të përballet më këtë sfidë që iu është bërë UÇK-së.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, tha dje Selimi.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës dje kanë pasur një aksion disa orësh në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit.

Pas 10 orësh bastisje, Krasniqi u arrestua derisa avokati i tij tha se ai ka një aktakuzë të konfirmuar dhe pritet të dërgohet në Hagë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme