Rexhep Selimi para nisjes në Hagë bën homazhe te varri i Deharit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi bashkë me deputetë tjerë ka bërë sot homazhe para varrit të Astrit Deharit në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

Selimi të mërkurën pasdite ka bërë të ditur se është njoftuar nga Gjykata Speciale se i është konfirmuar aktakuza.

Selimi nuk ka dashur të flas për ngritjen e aktakuzës ndaj tij nga Specialja duke thënë se nuk ka ditë më të rëndësishme se kjo kur kujtohet Astrit Dehari.

“Do të flas prej atje, më shkon zëri më mirë”, ka thënë Selimi.

Të ngjashme