Rexhep Selimi për lirimin e Sylejman Selimit: Sot po kthehet gjenerali

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Lajmin për lirimin me kusht të Sylejman Selimit a ka pritur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.

Ai ka shkruar se pas shumë padrejtësive e vuajtjeve të familjes, gjenerali më në fund po kthehet në shtëpi, ndonëse sistemi i drejtësisë i ka shumë borxh atij.

Ky është postimi i Selimit:

Sot po kthehet Gjenerali!

Po kthehet ne shtepi, prane familjes dhe miqve te tij. Po kthehet pas nje lirimi me kusht pasi tashme i kaloi 2/3-tat e denimit te padrejte.

Pas shume padrejtesive ndaj tij, pas shume vuajtjeve te familjes se tij, pas shume problemeve shendetesore, pas shume kohe te kaluar padrejtesisht ne burg, ai po kthehet ne shtepi. Por, edhe pse ai tashme po kthehet, “sistemi i drejtesise” ne Kosove i ka shume borxhe atij.

Urime familjes, miqve dhe bashkeluftetareve!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme