Rexhep Selimi pyet se a është kërcënim vendosja e arkivolit para Qeverisë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk po e kupton mesazhin që janë munduar ta përçojnë aktivistët kur e kanë vendosur arkivolin para ndërtesës së Qeverisë.

Andaj në seancën e thirrur në Kuvend, ai ka pyetur se a paraqet kërcënim një veprim i tillë, njofton Klan Kosova.

“Duhet që opozita ta kuptojë se edhe durimi jonë ka kufij kur këta veprojnë me këtë arrogancë”.

“Nuk po e kuptoj mesazhin e opozitës me arkivole para institucioneve të Kosovës. A është ky kërcënim dhe a mendoni se ne do të ndalemi për shkak të kërcënimeve?.

“Unë tash po lexoj në media se Policia ka mohuar se ka arrestuar aktivistë. Nuk duhet të shkoni deri atje që këtë debat të shfrytëzoni për të kërcënuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme