Rexhep Selimi: Ramushi s’din me knu, bash dy lidhje s’i ka

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, ka thënë për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, se nuk di të këndojë. Madje, Selimi thotë se me këndim, Haradinaj, bash dy lidhje s’i ka.

“Ai s’din me knu. Perime s’din me knu. Dy lidhje s’i ka. S’di pse e provon”, ka thënë Selimi për Haradinaj.

Tutje, Selimi flet për artin e tij. Thotë se për herë të parë provoi pikturën gjatë kohës sa ishte ilegal, pak parë luftës në Kosovë.

“Më parë kam bërë grafika. Dikujt i pëlqejshin dikujt jo. Po flas kur kam qenë fëmijë. Atëherë kam vizatuar, por jo pikturë. Pikturë kam provuar në vitin 1997 kur kam qenë ilegal. Aty ka qenë një muri i vrazhët. Aty e kam provuar për herë të parë”, ka thënë Selimi.

Tutje, ai foli për artin e tij dhe konsideron se ndoshta edhe duhet hapur ekspozitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme