Rexhepi: Këtë vit ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me disa aktivitete simbolike, Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit, kanë përmbyllur javën botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi tha se krahasur me vitet parakrake ka rënie të aksidenteve me fatalitet.

“I vetmi qëllim është që t’i sensibilizojmë qytetarët që përmes të gjitha projekteve kemi përçuar mesazhin tek qytetarët, me qëllim që numri i viktimave të bie. Është një rënie graduale me vitet paraprake, do të thotë kemi numrin e reduktuar të numrit të aksidenteve”, tha Rexhepi.

Drejtori i Këshillit Drejtues për Siguri Rrugore, Fejzulla Mustafa theksoi se 68 ka qenë numri i viktimave deri më tani.

“Kjo ka qenë një javë me aktivitete të furishme pasi mënyra më e mirë të përcillet mesazhi është që të mos jenë pjesë e statistikave të aksidenteve. 68 ka qenë numri i viktimave deri më tani. Ky do të jetë një mesazh i mirë për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në trafik, të mundohen të respektojnë rregullat, të mos përdorin telefonin mobil dhe alkoolin gjatë ngasjes”, shtoi Mustafa .

Ndërsa, drejtori i Kolegjit “Tempulli” Muhamed Krasniqi, tha se nevojiten veprime konkrete që edhe më tej të ulet numri i aksidenteve në Kosovë.

“Sot në krejt botën shënohet kjo ditë. Tashmë e kemi bërë një traditë, është hera e gjashtë, që edhe ne e shënojmë këtë ditë. Duhet të marrim veprime konkrete që edhe më tej të ulim numrin e aksidenteve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme