Rexhepi propozon që Qeveria të kërkojë nga Izraeli aeroplanë luftarakë

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Agim Rexhepi ga Shoqata Miqtë e Amerikës, ka propozuar që të bisedohet me Izraelin për ta ndihmuar Kosovën në furnizimin me pajisje ushtarake si dhe në edukimin e të rinjve kosovarë.

Në vijim, statusi i tij pa asnjë ndërhyrje:

PROPOZIM – APEL

Qeveris në detyrë e Qeveris në ardhje.

Duke u nis nga parimi i mirëkuptimit(momentit), apeloj tek të gjithë Ministrat në detyrë në Kosovë apo ata që do emrohen nga Qeveria e ardhëshme që të bisedojnë me Ministrat homolog Izraelit e të kërkojn përkrahje për:

-Shkollimin pa pagesë të se paku 500 apo 1000 të rinjëve tanë në Izrael – ata pastaj të kthehen detyrimisht (me kontatë), në Kosovë e të kontribojnë së paku 10 vite në detyra që ua cakton Qeveria apo Institucionet e Kosovës.

-Të kërkojm nga Izraeli t’na i dhuroj së paku 5 helikopterë e së paku 1 apo 2 aeroplanë luftarak për ushtrinë e Kosovës.

-Të kërkojnë nga Izraeli që së bashku me SHBA-në të na ndihmojnë me së paku 10 njohje të reja të shtetit të Kosovës (atje ku kan ndikim), e të përgaditemi që ta kemi karrigën e përhershme në OKB.

-Ta sjellin së paku një kompani Izraelite në Kosovë e ti punësojë 1000 – 10.000 qytetarë të Kosovës.

Idet tjera nuk po i shtjelloj kësaj radhe.

Të ngjashme