Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë janë realizuar dy fluturime nga Turqia, përmes së cilave janë riatdhesuar mbi 300 shtetas të Kosovës të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të ngujuar në Turqi, por edhe në vende fqinje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka vlerësuar angazhimin e të gjitha institucioneve që kanë qenë të përfshira në këtë proces.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, shpreh vlerësimin më të lartë për gjitha institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë të angazhuara në këtë proces, dhe si rezultat i ndihmës së të cilave është bërë i mundur riatdhesimi i shtetasve tanë. Njëkohësisht, falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme