RIDEA: Serbia e ka shkatërruar “Trepçën”, Kosova duhet të kërkojë dëmshpërblim

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 11:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezantoi studim mbi Çështjen e reparacionit për krimet e luftës të kryera në Kosovë në kontekstin e “Finales së Madhe” eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe  Çështja e Trepçës në kontekstin e një “Grand finale” eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, raporton EkonomiaOnline.

Iraj Hashi nga ky institut prezantoi historikun e punës së Trepçës ku u shpreh se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë kohës që e menaxhonte këtë kompani.

“Një nga gjërat më shkatërruese që ka bërë Serbia, e ka ndërruar pronësinë e Trepçës, aksionet janë bartë janë shitur punëtorëve. Menaxhmenti e ka përdorur ligjin e Markoviqit që aksionet t’i dorëzojë tek fondi i zhvillimit të Serbisë. 25 % në atë kohë kanë mbet aksione shoqërore. Trepça ka pasur edhe disa borxhe e disa janë përkthyer edhe me akuza padi, 67 milionë euro që kanë qenë zyrtare të Trepçës ka pas edhe borxhe jashtë letrave.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të menaxhojnë me resurset e “Trepçës”, por shtoi se Serbia duhet të japë përgjegjësi për periudhën e paraluftës dhe gjatë luftës.

“Është në interesim e të dy shteteve të bëjnë menaxhimin e përbashkët të minierave të Belo Bërdës dhe Cërnasit, pasi është në kufirin mes dy vendeve, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovë aq më mirë por Serbia duhet të merr përgjegjësi për periudhën e Trepçës në vitet 90-ta”, tha ai

Qerim Qerimi tha se është shprehur se Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet materiale dhe njerëzore.

 Po ashtu sipas tij Kosova duhet të insistojë në kërkimfalje nga Serbia dhe në garancion të mos përsëritjes.

“Qëndrimi i Kosovës duhet të pretendojë kthimin e pronës së dëmtuar, dëmet e shkaktuar duhet të përfshinë objektet private dje publike, forma e dytë e dëmshpërblimit është kompensimi material, humbjet materiale e të tjera, dëmet jomateriale humbja e jetës traumat, etj, vrasjet personat e pagjetur dhuna seksuale depërtimi masiv. Në rastet e humbjeve njerëzore jeta është një nga kompozimet e pamundura, kërkimi i një kompensimi material mund të ndikojnë një lloj kënaqësie nga familjaret”, tha ai.

Këto 2 studime janë mbështetur nga ambasada norvegjeze .

Të ngjashme