Rikthehen reshjet e shiut në Kosovë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të jetë mot stabil në Kosovë, kurse pasnesër do të ketë reshje shiu.

“Situata meteorologjike të mbetet stabile edhe gjatë ditës së mërkurë. Vranësira të pakta parashihen kryesisht për gjatë relievit malor, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara. Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshojë, e pasuar me kushte për reshje shiu”, thotë IHMK.

Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Të ngjashme