Rikthehen temperaturat e larta në vend

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se do të rikthehen temperaturat e larta në vend.

“Pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit”.

“Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë. Rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi”.

“Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta”.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen”, thonë nga IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme