Rikthehet normaliteti në shkolla e kopshte, Shahini: Nesër të gjithë në mësim

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

E marta do të jetë një ditë normale mësimi për të gjithë nxënësit në Shqipëri.

Pas pezullimit të mësimit në kopshte dhe shkolla për shkak të situatës së krijuar nga lëkundjet sizmike të dy të ditëve me radhë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se nga dita e nesërme do të rikthehet normaliteti në të gjitha institucionet arsimore në vend, të cilat i janë nënshtruar ndërhyrjeve emergjente pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka pasur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”, deklaroi ministrja Shahini. /ATSH/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme