Rikthehet “Tregu Mobil” në Prishtinë, këto janë vendet ku mund të blini

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është rikthyer “Tregu Mobil” në kryeqytet, i cili ishte mbyllur për shkak të pandemisë

Ahmeti ka shkruar në Facebook se nga java e ardhshme, pemët, perimet e produktet tjera të freskëta do të shihen në tri lokacionet ku edhe shiteshin para pandemisë.

“Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë. Vizitoni e konsumoni prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Këto janë lokacionet dhe orari i punës së tregut:

1. Çdo të Marte në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00

2. Çdo të Mërkure te sheshi “Bill Clinton” Dardani nga 09.00-17.00

3. Çdo të Enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e Komunes nga 09.00-17.00

Tregu Mobil u rikthye! Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Mittwoch, 24. Juni 2020

Të ngjashme