Rinumërimi përfundon gjatë ditës

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së do të përmbyllet gjatë ditës.

Zëdhënësi i KQZ -së Valmir Elezi ka thënë se kanë mbetur edhe një numër i vogël i votave që janë në proces.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion”.

“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”.

Në mesin e vendvotimeve të rinumëruara janë edhe disa vota të AAK-së, me të cialt dyshohet se u manipulua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme