Autobusi i gazetarëve qëllohet me gurë dhe plumba?

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 13:13 | Nga

Momente frikë në Rio de Zhanejro për një autobus që kishte në bord 12 gazetarë (3 brazilianë dhe nëntë të huaj), që po drejtoheshin në “Media Center” të Parkut Olimpik.

Njëri nga ata, me kombësi turke, ka mbetur i plagosur lehtë nga një gur i ardhur në drejtim të mjetit ndërsa po përshkruante rrugën Transolimpike në zonën Curicica, në pjesën perëndimore të metropolit brazilian. Disa prej dëshmitarëve kanë thënë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Policia ka nisur hetime për të kuptuar nëse autobusi është qëlluar me armë zjarri ose jo. Gjithsesi, turku është plagosur nga copëzat e xhamit të thyer të autobusit që kanë rënë mbi të në momentin që drejtuesi ndaloi dhe kishte parë ngjarjen. Më pas, ai mori rrugën drejtës qendrës së shtypit i shoqëruar nga policia.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme