Rita – Haradinajt: Shpresoj t’ju bëj krenar

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 16:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me këngëtaren me famë botërore, Rita Orën, duke falenderuar për prezencën e saj në këtë përvjetor të rëndësishëm për Kosovën.

“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri Haradinaj pasi falënderoi yllin e muzikës botërore, i dhuroi hartën e artë të Kosovës dhe i uroi shëndet.

Ylli botëror, Rita Ora, e cila në takim shoqërohej nga prindërit e saj, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen që ia bëri.

 

Të ngjashme