Rita Ora me mesazh për Kosovën, bën thirrje që të mbrohet fëmijët nga COVID-19

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherësh ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita në video mesazhin, të cilin e gjeni të bashkëlidhur në vegëzën e mëposhtme. “Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo. 

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

Të mbajnë maskën;

Të mbajnë distancën sociale;

Të mbajnë hijgienën personale.

Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrrisin si yje botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme