Rita Ora: Urime pavarësia, ju premtoj super koncert

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 15:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këngëtarja me origjinë nga Kosova por që jeton në Britani të Madhe, Rita Ora në konferencën për shtyp të mbajtur ka thënë se është shumë e lumtur që e prezanton Kosovën dhe se uron që shqiptarët të qëndrojnë së bashku për të prezantuar vendin e tyre.

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e veçantë për Rita Orën. Ajo ka thënë se është pak nervoze por se do ta jap më të mirën nga vetja që të argëtoj të gjithë që do të mblidhen për ta përcjellur koncetrin e saj.

“Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të Botës”, tha Rita Ora.

Këngëtarja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert para afër një muaji. Fillimisht ishte thënë se ajo nuk do të këndonte për shkak të një shume të parave që ishin kërkuar, por Qeveria më vonë e kishte sqaruar këtë rast.

Rita Ora pritet që të dal para publikut kosovar sonte pas orës 22:00.

 

Të ngjashme