Ritet numri i përdoruesve të drogës, kjo është mosha mesatare

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Droga, si fenomen shqetësues në shoqërinë tonë, ka shënuar rritje të përdorimit gjatë vitit 2021.

Kështu është bërë e ditur nga qendra “Labirinti” që merret me parandalimin dhe trajtimin e personave të cilët janë përdorues të drogës.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Safet Blakaj, tha për Front Online, se shumica e përdoruesve të drogave në vendin tonë janë të moshës së re.

Blakaj ka treguar se shqetësuese mbetet se një pjesë e madhe e tyre marrin drogë të tipit kokainë.

Ai ka bërë të ditur se në këtë qendër aktualisht janë duke u trajtuar 130 persona.

“Aktualisht në qendrën tonë 130 persona të cilët janë në një program. Ndërsa në programet tjera janë aktualisht gjatë kësaj jave edhe 13 të tjerë. Ka dallim mes llojit të drogave, psh është zvogëluar shumë numri i përdoruesve të tipit heroinë, ndërsa është rrit shumë përdorimi i drogës kokainë. Më shumë, në përgjithësi ka më shumë të rasteve të përdorimit të drogës në këtë vit”, ka deklaruar ai për Front Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme