Rivarrosen dëshmorët e kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 15:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me nderime të larta shtetërore janë rivarrosur dëshmorët e kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj në varrezat e dëshmorëve të Kombit në Velani.

Në rivarrim mori pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, subjekte politike, familjarë të tjerë e shumë qytetarë tjerë, raporton Ekonomia Online.

Më herët nën patronatin e kryeministrit Haradinaj është mbajtur Akademi Përkujtimore për dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Gjatë ditës në hollin e Kuvendit të Kosovës, personalitete të ndryshme kanë bërë homazhe në ndër të veprës së dëshmorëve.

Të ngjashme