Roli i gruas kosovare në çarmatim dhe paqe duhet të rritet

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 12:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

UNDP-ja, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim, shkruan EkonomiaOnline.

Zëvendëskoordinatorja e programit të UNDP-së,  Marta Gazideda tha se Perspektiva gjinore ende mbetet prapa jo vetëm në Kosovë por edhe në nivel global.

“Ne si gra dhe shoqëri duhet të refuzojmë dhunën dhe të punojmë për një botë më të drejtë. Në fushën e politikës për çarmatim fjala gjini si psh: përfshirje, perspektivë ndërgjegjësim, nxisin reagime jo aq pozitive pasi konsiderohet se ky aspekt duhet të drejtohet nga trupa të specializuar. Çështjen gjinore nuk janë vetëm për gra përfshijnë burrat, djemtë dhe të gjithë në përgjithësi është me rendësi të ceket përfshirja e grave në paqeruajtje. Në bazohemi në konceptin e punës dhe angazhimit në zvogëlimin e. armëve të vogla dhe lehta.

Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se armët janë rrezik permanent në Kosovë dhe se vrasjet që po bëhen janë mbi 90 nga armët  të paligjshme.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar udhërrëfyesin për armët dhe municionet në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024 dhe kontrollimin e armëve. Kosova është zotuar të zbatojë këtë udhërrëfyes. Rishikim e praktikave aktuale dhe përcaktimi i masave për keqpërdorim e armëve te zjarrit në dhunën në familje. Te gjitha incidentet me armë zjarri janë nga armët e paligjshme viktima është dukshëm me i lartë 22 meshkuj ndërsa 4 femra.

Zeka gjithashtu apeloi tek qytetarët që t’i legalizojnë armët, pasi siç thotë ai dënimet janë të mëdha.

Xhemile Behluli nga Policia e Kosovës, tha se në bazë të statistikave shumica e rasteve të dhunës në familje i përkasin gjinisë femërore.

“Dhuna në familje tash është vepër penale kushdo që kryen dhunë dënohen me gjobë dhe burgim 3 vjet. Shumica e viktimave janë femra. Në vitin 2018 kemi 1533 raportim të rasteve, në 2017 1269. Viktimë e rastit me armë zjarri gjatë vitit 2018, kanë qenë tri femra”, tha ajo.

Rofaza Kelmendi, menaxhere e projektit, UN Women, tha se kërcënimet nga armët e vogla në integritetin e femrave është i lidhur ngushtë me pabarazinë.

 “Prania e armëve rrit rrezikun e aksidentit vrasjes dhe vetëvrasjes. Për shkak të përhapjes së madhe te dhunës veçanërisht ato janë të rrezikuara është ironi tragjike si mbrojtës i fëmijëve pasi gratë dhe fëmijët ka më shumë gjasa të vriten nga mbajtësi i armës Sigurimi pjesëmarrjes së grave në kontrollin e armeve do të qojë në rezultate”, ka thënë ajo.

Të ngjashme