Romët nga Kosova-me rep kundër diskriminimit

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:45 | Nga

Kefaeti ishte katër vjeç kur erdhi në Gjermani, Selami ka lindur në Gjermani.Të dy vëllezërit janë rritur në qytetin Esen, para se të dëboheshin në Kosovë, në një vend të cilin nuk e njihnin fare. Po ku janë sot?Një mikrofon nuk funksionon, ndërsa kabllot janë shtrirë me shpejtësi. Butonët provohen dhe testohen me shpejtësi. Të dy vëllezërit romë janë megjithatë të relaksuar. Kapelet e reperëve janë vënë si duhet. Ndaj të gjitha janë në rregull.

Repi si medikament

“Unë mbijetoj, pa menduar fare. Më jep një dërrasë dhe unë shtrihem mbi të”, fillon teksti i këngës së vëllezërve K.A.G.E. Ata bëjnë rep kundër diskriminimit dhe urrejtjes dhe për më shumë tolerancë. Në këtë mënyrë përpunojnë gjërat që kanë përjetuar në jetë. “Të jesh i refuzuar, të përjetosh drejpërdrejt racizmin. Në këngët tona duam të shprehim përvojat dhe mbresat tona. T’u japim zemër minoriteteve të tjera që kanë probleme të njëjta. Muzika është instrumenti ynë i veprimit”, thotë Selami.

Në Kosovë – në vendin e panjohur

Mysafirët e parë vijnë në sallën e koncerteve të Qendrës kulturore Kult41 në Bonn. Ajo është një hapsirë e vogël, pa dritare, me një bar të vogël me një ofertë të gjerë. Para koncertit tregohet filmi „Trapped by Law”, nga Sami Mustafa – një film për dy vëllezërit. Regjisori i ka shoqëruar ata tri vite me radhë. Filmi është një dokumentim i odisesë së tyre nëpër Ballkan.

Të dy vëllezërit janë rritur në Essen dhe atje kanë shkuar në shkollë. Deri në vitin 2010, kur me një procedurë të përshpejtuar janë dëbuar në Kosovë. Në vendlindjen e babait të tyre, në gjoja vendlindjen e tyre, të cilën nuk e njihnin fare. Selami (27) nuk ka qenë atje kurrë më parë. Vëllai i tij Kefaet (32) ka jetuar atje vetëm deri në moshën 4-vjeçare. Asnjë kujtim, kurrfarë lidhjesh me Kosovën, asnjë ndjenjë për vendin dhe njerëzit atje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme