Rrahen katër punëtorë të një kompanie të ndërtimit, njëri bëhet për QKUK

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të një kompanie të ndërtimit, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, në Vushtrri.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rr. Skënderbeu Vushtrri 26.06.2021 – 10:00. Janë arrestuar katër meshkuj kosovarë punëtor të një kompanie të ndërtimit, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme