Rrahje e gjuajtje me armë në Prizren, dy të arrestuar

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 18:37 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Siç ka thënë ai, nga kjo rrahje, ka mbetur një person i lënduar, ndërsa janë arrestuar dy persona.

Gjithashtu, në vengjarje është gjetur një gëzhojë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në rrugën Haxhi ZEKA rreth orës 18:37 min., është raportuar ne lidhje me një ankesë te qytetarit për punimet ne rrugë, njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit, dhe pasi kanë arritur ne vend ngjarjes, është kuptuar se kishte pasur një rrahje mes disa personave ku kishte edhe persona te lënduar, si dhe kishte pasur edhe te shtëna me armë zjarri. Ne vend ngjarjes është gjetur edhe një dëshmi (gëzhoje). Lidhur me rastin janë informuar edhe hetuesit te cilët kane dal edhe ne vend ngjarjes si dhe është informuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron ndalimin e dy personave te dyshimtë lidhur me rastin”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme