Rrahje masive në Fushë Kosovë, arrestohen tetë persona

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona në Fushë Kosovë për shkak se ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Nëna Tereza” të këtij qyteti.

Për shkak të rrahjet dhe nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe  ka shoqëruar  8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.”

“Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, një person ka pësuar lëndime trupore.  Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Të ngjashme