Rrahje masive në Pejë, arrestohen 7 meshkuj

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një rrahje në Pejë.

Dy nga të dyshuarit, sipas policisë, kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Te njëri është sekuestruar një revole, karikator dhe fishek.

Shtatë të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr. “Gjin Gazuli”, Pejë 17.09.2022 – 23:20. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek. Me vendim të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme