Rrahje mes dy familjeve në Pejë, përfshihen baballarët dhe djemtë

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar mbrëmë në Pejë pasi kanë rrahur me dy persona tjera, babë e bir.

Policia ka njoftuar se gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Pejë 17.09.2022 – 19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e birë), pasi që janë rrahur me dy viktimat meshkuj kosovar (babë e birë). Gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. 

Të ngjashme