Rrahje mes pesë personave, shkak problemet midis familjeve

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Të premten në fshatin Godanc të Poshtëm të Shtimes janë rrahur mes vete pesë persona si pasojë mosmarrëveshjet midis familjeve të tyre.

“Pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre dy të mitur, janë përfshirë në një rrahje për shkak të mosmarrëveshjes së mëhershme midis dy familjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorin tre të dyshuarit e rritur janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e mitur pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme