Rrahje në Prishtinë, arrestohen katër persona

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar katër persona në Prishtinë, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, njofton policia.

Të dyshuarit, pas një mosmarrëveshje janë rrahur dhe kanë pësuar lëndime trupore.

 Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, njofton policia.

Ata janë intervistuar pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe me urdhër të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje.

I dyshuari tjetër është liruar me procedurë të rregullt

Të ngjashme