Rrahman Jasharaj në deti vetë i 450-i, tregon sa para kanë shpenzuar

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Mbi 450 mësimdhënës të përzgjedhur nga SBAShK-u i Rrahman Jasharajt po shijojnë detin Adriatik në plazhet e Durrësit.

Këto pushime verore del se i kanë kushtuar SBAShK-ut plot 54 mijë e 240 euro.

Jasharaj madje ka deklaruar se po shijojnë njërin nga hotelet më luksoze në Durrës.

“Në tërësi numri arrin në 452 mësimdhënës. Këshilli Drejtues e ka caktuar një linjë të veçantë për pushime dhe rekreacion. Sivjet në çdo 60 anëtarë ka shkuar një pushues… SBASHKU-t, një pushues në deti për pesë ditë pushimi dhe gjashtë netë i kushton 120 euro, përfshirë edhe biletën e autobusit”, ka thënë Jashari.

Ai ka deklaruar se ka shkuar edhe vetë në deti për t’i vizituar mësimdhënësit.

“Për shkak të akomodimit të mirë edhe në marrëveshje me hotelin i kemi ndarë pushuesit në tri grupe, që mos të shkojmë në të njëjtën kohë për arsye edhe të menaxhimit. Grupi i parë e ka përfunduar. Grupi i dytë ka qenë me datë 27 dhe e ka kryer pushimin dhe tani jemi në grupin e tretë. D.m.th. të premten diku 140 punëtorë të arsimit e përfundojnë këtë aktivitet. Unë jam me ta. Kam ardhur t’i vizitoj. Kam vizituar edhe grupi e dytë”, ka thënë ai për infokus. Përkundër faktit që janë në pushime, Jashari nuk heq dorë nga kërkesat drejt Qeverisë.

“Faji ynë nuk është se po ndërrohen qeveritë shpesh. Ne në qeverinë e kaluar e kemi paraqitur kërkesën për shkak të shtimit të punës, ku kolegët detyroheshin të zëvendësonin koleget e prekur me COVID, ku ishte shtuar volumi i punës, Madje kishte edhe rrezik, sepse sistemi arsimor ishte më i rrezikuari. Dhe ne kërkuam që edhe shëndetësia dhe policia të ndihmohet. Ne kishim bërë kërkesë në MASHT dhe në Qeveri. Qeveria Hoti e kishte pranuar kërkesa tonë dhe kishte vendosur mbështetje financiare. Po, çka ndodhi? Ndodhi që një mbështetje e morën arsimtarët, por mbështetjen tjetër jo. Kështu ne kemi marrë nënshkrimet dhe autorizimet e tyre, ku juristi ynë do ta dorëzojë kërkesën në Gjykatë, qëllimi ynë ishte të mos krijojmë problem enë fund të vitit”, shton ai.

Jashari shprehet i sigurt se do i marrin këto shtesa.

Të ngjashme