Rrahman Jasharaj zgjidhet kryesindikalist për të tretën herë

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK).

Zgjedhja e tij është bërë me 121 vota.

Kundërkandidat i Jasharit ishte Emrush Ahmeti.

Ky është mandati i tretë që Rrahman Jasharaj do të jetë në krye të kësaj sindikate.

Mandati për kryetar të SBASHK-ut është katërvjeçar që nënkupton se Jasharaj kur ta përfundojë këtë mandat do të shënojë plotë 12 vjet në krye të organizatës.

Ai ka folur për media pas rizgjedhjes së tij. Ka thënë se ky do jetë mandati i tij i fundit.

“Nuk do të tentojë t’i futem më garës, pasi që edhe do të pensionohem”, deklaroi ai.

Nagavci: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të përafërta me ato të rajonit, Ligji i Ri do t’i eliminojë padrejtësitë from Ekonomia Online on Vimeo.

Të ngjashme