Rrahu gruan dhe fëmijët në mënyrë sistematike, arrestohet burri në Drenas

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Drenas pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe dy fëmijëve të tij.

Sipas raportit 24 orësh, burri ka rrahur gruan dhe fëmijët në mënyrë sistematike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme