Rrëfimi i pilotit ushtarak holandez që rrëzoi avionin MiG-29 serb në qiellin e Kosovës

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Koloneli Peter Tankink, pilot i Forcave Ajrore Mbretërore Holandeze, në natën e 24 marsit 1999, fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, kishte marrë urdhër që të fluturonte me avionët e parë bombardues mbi qiellin e Kosovës.

Si pilot i trajnuar mirë në avionin e tij F-16, detyra e tij ishte që së bashku me tre avionë të tjerë gjuajtës, t’iu ofronte mbrojtje ajrore dyzet avionëve të tjerë bombardues, për të goditur caqet e para mbi Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci, në profilin e tij ka publikuar rrëfimin e veçantë të këtij piloti hero holandez, se si kishte luftuar mbi qiellin e Kosovës, për lirinë e Kosovës.

Kjo video është realizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Holandës.

“U jemi mirënjohës për lejen e dhënë Ambasadës së Kosovës në Hagë për ta përkthyer dhe transmetuar në Kosovë’, shkruan Grajçevci.

https://www.facebook.com/507774252/videos/10158849581894253/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme