Rrëfimi i Qeriqit: Çka i kishte thënë Adem Jashari heroit Jetë Hasani pas sulmit në Kullën e Jasharëve

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij kishin raporte të jashtëzakonshme për organizimin e luftës së UÇK-së që nga viti 1993 me Heroin e Kombit Jetë Hasani dhe familjen e tij. Në një rrëfim emocional veprimtari Sylë Qeriqi tregon se si pas sulmit në familjen Jashari kishin shkuar t’i dalin në ndihmë Kryekomandantit Jashari.

Qeriqi tregon se si komandanti i njërit prej njësiteve të para të UÇK-së, Jetë Hasani, tani më Hero i Kombit kishte kërkuar nga Adem Jashari që të qëndronte bashkë me të në od ën e tij për t’u mbrojtur nga sulmet eventuale të forcave Serbe, menjëherë pas sulmit të 22 Janarit 1998, në familjen Jashari.

Në këtë takim komandanti legjendar Adem Jashari edhe pas insistimit të Jetës për të qëndruar në Prekaz, i kishte kërkuar atij që të shkonte në Shtime, Lipjan dhe Ferizaj q ë t’i organizonte sulmet e para ndaj Policisë Serbe, që zëri i UÇK-së të dëgjohej edhe jashtë Drenicës si mesazh se organizimi çlirimtar po fillonte në krejt Kosovën.

Ndryshe Jetë Hasani njihet si njëri ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai po ashtu ishte financues për 6 vite i Shkollave në Komunën e Shtimes dhe financues i stërvitjeve të grupit të tretë në nivel të Kosovës (Tiranë 1993) me të hyra vetanke.

Të ngjashme