Rregullohet kanalizimi në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Në sheshin “Edit Durham” është realizuar demolimi i kanalizimit të vjetër duke u zëvendësuar me kanalizim të ri si dhe ndërtimi i pusetës së re në afërsi të ndërtesave.

Kështu bëri të ditur, drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, si kandidati i AKR-së për kryeqytetin, Gëzim Mehmeti.

“Intervenimi në sanimin e dëmtimeve të kanalizimit në sheshin Edit Durham.

Është realizuar demolimi i kanalizimit të vjetër duke u zëvendësuar me kanalizim të ri si dhe ndërtimi i pusetës së re në afërsi të ndërtesave.

Më këtë intervenim është zgjidhur një kërkesë e rëndësishme e banorëve!

Kërkesat dhe nevojat e qytetarëve kanë prioritet të lartë!”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.

Të ngjashme