Rrëmbehet një vajzë në Fushë Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë e mitur është rrëmbyer të shtunën.

Rasti e ka paraqitur ajo në polici, pasi ka arritur të ikë nga vetura.

Ka rrëfyer se teksa ishte duke u kthyer në shtëpi ishte rrëmbyer nga tre persona të panjohur.

E kanë futur në një veturë të zezë, ka treguar viktima.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar, raporton Policia në raportin 24 orësh.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme