Rreshje të lehta bore gjatë kësaj jave

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 18:14 | Nga

Këtë javë, masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezente mbi gadishullin e Ballkanit. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Këto vranësira në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla te dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore te intensitetit të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në zero gradë , kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtesi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme