Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën Mitrovicë-Zveçan

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 09:44 | Nga

Rruga Mitrovicë-Leposaviq është bllokuar për qarkullim të automjeteve, që nga mbrëmja e kaluar për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Avni Zahit, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për lajmi.net, se në atë pjesë që nga ora 21:00 ka pasur rrëshqitje të dheut dhe me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës, kjo pjesë është mbyllur për qarkullim për shkaqe sigurie.

“Rruga është bllokuar në segmentin magjistral Mitrovice -Leposaviq, rreth orës 21:00 ka pasur rrëshqitje dheut. Me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës është mbyllur për qarkullim kjo rrugë për shkaqe sigurie”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se kjo rrugë vazhdon të jetë e bllokuar ende deri në një vendim të ri nga ministria.

Zahiti ka treguar se si alternativë për të lëvizur drejt Zveçanit dhe Leposaviqit është rruga përmes qytetit Mitrovicë jug-veri dhe Zveçan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme