Rrëshqitje dheu në rrugën Restelicë-Dragash, njëra korsi lirohet për qarkullim

Dragash | 03 Jan 2018 | 14:29 | Nga

Ministria e Infrastukturës (MI) ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor.

Por, sipas njoftimit të MI-së, menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës iu bën thirrje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar. “Kompania e mirëmbajtjes është në krye të detyrës dhe po bëhet çdo gjë që është e mundur, që rruga të pastrohet dhe lirohet e tëra për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve të vendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme