Rreshteri i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake në ShBA

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Shukri Abdullahu është diplomuar në Akademinë e Rreshter Majorëve në Amerikë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë momente nga diplomimi.

“Ceremonia e Diplomimit në Akademinë e Rreshter Majorëve dhe kompletimi i një viti të mrekullueshëm ne USA”, ka shkruar Abdullahu.

Oficeri me prejardhje nga fshati Gllamnik i Podujevës është në ShBA bashkë me familjen e tij, ku fëmijët vijojnë edhe mësimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme